Pjanic, i lindur për Barcelonën… gola, asiste, lojë!

Futboll

Pjanic, i lindur për Barcelonën… gola, asiste, lojë!

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 20:55
Pjanic

Tashmë edhe zyrtarisht, Miralem Pjanic është lojtar i Barcelonës.

Boshnjaku ka kompletuar transferimin nga Juventusi për 60 milionë euro plus 5 bonuse.

Barcelona ka njoftuar se Pjanic ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, deri në vitin 2024 dhe do të ketë klauzolë 400 milionë euro.

Për të marrë Pjanicin, Barca ia dhuroi Juves Arthur Melon.

Sido që të jetë, nuk ka asnjë dyshim se Pjanic është shumë më i mirë se Arthur, madje lojtar i dëshmuar, si te Roma ashtu edhe te Juventusi.

Ai ka një karrierë brilante dhe është i duhuri për mesfushën e Barcelonës, pasi atij i pëlqen loja tiki-taka.

Pjanic nga sezoni ardhshëm do të luajë me Lionel Messin dhe do të ketë shumë presion mbi të pasi që nga largimi i Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, Barcelona s’ka mundur të gjejë qetësi në mesfushë.

Por, me përvojën që ka, Pjanic do të tentojë të mos jetë një tjetër Coutinho apo Arthur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat