LAJMI I FUNDIT: Largohet Sejdiu, Drenica mbetet pa trajner!

Futboll

LAJMI I FUNDIT: Largohet Sejdiu, Drenica mbetet pa trajner!

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 22:47
Gani Sejdiu

Trajneri i mirënjohur kosovar, Gani Sejdiu i ka ndarë rrugët me skuadrën e Drenicës.

Sejdiu i cili zëvendësoi Tahir Lushtakun në postin e trajnerit të Drenicës, ka bërë me dije se i ka dhënë fund aventurës në “Bajram Aliu”

Vetë trajneri mitrovicas e ka konfirmuar ndarjen nga Drenica.

“Jam larguar nga Drenica pasi që nuk po arrijmë që t’i fitojmë ndeshjet si vendas. Në ndeshjet si mysafirë po fitojmë dhe po luajmë mirë, por jo edhe si vendas”, u shpreh Sejdiu.

“Me vjen shumë keq prej kryetares Mihane Bekteshi, mirëpo për të mirë të Drenicës, me mirë po largohem. Drenica është brenda objektivave, por i duhet një ndryshim dhe trajner që di të fitojë edhe si vendas”, shtoi ai.

Ky largim i Sejdiut vjen pas humbjes 2:4 nga Trepça’89 gjatë ditës së djeshme.

Pas 27 javësh, Drenica renditet në vendin e tetë në tabelë me 35 pikë të tubuara, katër pikë larg zonës së rrezikshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat