E ardhmja te Feronikeli – rrëfehet Afrim Tovërlani

Futboll

E ardhmja te Feronikeli – rrëfehet Afrim Tovërlani

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 00:33
Afrim Tovërlani

Ka përfunduar ndeshja e fundit e xhiros së 27-të në IPKO Superligë.

Prishtina ka shënuar fitore me rezultatin 3:1 në derbin e xhiros ndaj Feronikelit.

John, Mankenda e Januzi ishin shënuesit te Prishtina. Kurse, te ‘Tigrat e Zi’ shënoi Albert Dabiqaj.

Pas ndeshjes, trajneri i Feronikelit, Afrim Tovërlani tha se nga sot iu zvoglohen gjasat për dalje në Evropë nga dy pozitat e para.

“Pas kësaj ndeshje zvoglohen mundësit për të dalë në Evropë”, tha fillimisht Tovërlani në SSK.

“Ndeshje që bëmë dy gabime te dy golat e para, mendoj qv nuk luajtëm keq mirëpo Prishtina ka shumë më shumë kapacitet dhe i ka dy formacione të forta në ekip”.

Vazhdimi me Feronikelin? “Aktualisht jemi afër marrëveshjes, dhe ajo është që unë të vazhdoj me Feronikelin, por të shohim deri në fund të kampionatit”.

Feronikeli është në pozitën e pestë pas kësaj humbjeje, tetë pikë prapa Gjilanit në vendin e katërt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat