Presidenti largon 18 futbollistë! Trajneri mbetet me 8 titullarë

Futboll

Presidenti largon 18 futbollistë! Trajneri mbetet me 8 titullarë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:42
Presidenti largon 18 futbollistë! Trajneri mbetet me 8 titullarë

Tërmet te Livorno!

Pas stërvitjes së mëngjesit, të gjithë futbollistët që ishin në skadim kontratë ose në huazim kanë lënë qendrën stëritore dhe nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e ditës së mërkurë.

Përballë Trapanit, nuk do të jenë në dispozicion të teknikut Filippini (që është konfirmuar edhe pse kontrata i skadonte) plot 18 lojtarë. Vetëm ata që kanë kontrata më shumë se 1 vit do të vazhdojnë si Bogdan, Di Gennaro, Agazzi, Porcino, Marsura, Murilo, Braken e Mazzeo.

Në dispozicion të tij, pra vetëm 8 lojtarë, të cilëve do t’u shtohen të rinjtë për të formuar titullarët dhe pankinën. Livorno ndodhet në vend të fundit dhe -12 pikë nga vendi i parafundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat