Marc Jurado largohet nga Barcelona

Futboll

Marc Jurado largohet nga Barcelona

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:04
Marc Jurado

Marc Jurado ka konfirmuar në rrjetet sociale se është larguar nga Barcelona, ndërkohë që po spekulohet për transferimin e tij te Manchester Unitedi.

Mbrojtësi 16 vjeçar i ka kaluar nëntë vite te grupmoshat e reja të katalunasve në Akademinë e famshme, La Masia, ndërsa i ishte ofruar mundësia për të qëndruar.

Megjithatë, talenti zgjodhi që të largohej, ndërkohë që Djajtë e Kuq pritet t’i sigurojnë shërbimet e tij, teksa Blaugranët do të përfitojnë 1.5 milion euro nga ky transferim.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Gracias/Gràcies @fcbarcelona ??

A post shared by MJ2? (@marcjurado04) on

Në një postim në Instagram, Jurado ua ka shpjeguar ndjekësve vendimin e tij për të vazhduar karrierën diku tjetër.

“Nuk është lehtë të largohesh nga një klub që të ka dhënë gjithçka. Barcelona ka qenë shtëpia ime e dytë, familja ime e dytë, ku jam zhvilluar si lojtar dhe si person”, ka shkruar mes tjerash mbrojtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat