Ministri portugez tregon nëse do të ketë tifoz për ndeshjet e Champions

Futboll

Ministri portugez tregon nëse do të ketë tifoz për ndeshjet e Champions

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:36
Ministri portugez tregon nëse do të ketë tifoz për ndeshjet e Champions

Opinioni futbollistik shpresonte se në përfundimin e Champions League që do të zhvillohet në Portugali do të kishte tifozë të pranishëm në tribuna, mirëpo një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Në Portugali situata me pandeminë është më e mirë në krahasim me vendet e tjera, mirëpo autoritetet portugeze nuk dëshirojnë të rrezikojnë.

Sekretari i Ministrisë së Shëndetësisë në Portugali, Antonio Laserda Sales ka deklaruar:

“Duke e parë situatën aktuale me epidemiologjinë, nuk ka aspak gjasa që të ketë tifoz në tribuna.”

Champions League pritet të rifillojë me 7 gusht dhe të përfundojë me 23 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat