Juve e kërkon sonte fitoren e qetësisë

Futboll

Juve e kërkon sonte fitoren e qetësisë

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

“Bianconeri” e vizitojnë Genoan dhe i duan tri pikë për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve

Juventusi do të zbresë sonte në fushën e blertë për ta zhvilluar ndeshjen me Genoan,

“Bianconeri” do t’i kërkojnë të tria pikët në udhëtim për ta ruajtur distancën ndaj ndjekësve.

Bardhezinjtë i kanë katër pikë më shumë se Lazio dhe tetë më shumë se Interi, që është i treti.

Cristiano Ronaldo me shokë po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit.

Ata do të shpresojnë në një gabim të Lazios sonte, e cila luan me Torinon, për t’u shkëputur edhe më shumë.

Ndeshjet tjera të kësaj xhiroje do të luhen të mërkurën dhe të enjten mbrëma. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat