Pioli: Mund të mundim këdo

Futboll

Pioli: Mund të mundim këdo

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 16:13
Pioli: Mund të mundim këdo

Stefano Pioli pretendon se Milani mund të mundë këdo. Pioli zëvendësoi Xhanpaolon dhe duket se po bën mirë pasi klubi kuqezi po lufton për një vend në Kupat e Europës vitin tjetër.

Milani ka impresionuar që prej rifillimit të Serisë A ku së fundmi fitoi 2-0 kundër Romës.”Duhet kohë të rritesh dhe të përshtatesh idetë e tua. Ne tani kemi një tur force ku 30 pikë janë në lojë.Duhet të jemi të fokusuar. Zëvendësimet janë jetike në çdo ndeshje. Ne nuk jemi të kënaqur me rënditjen në tabelë sepse ne mund të mundim këdo”

Trajneri i Milanit foli edhe rreth siuatës së Ibrahimoviçit dhe disa lojtarëve të tjerë, ku e cilëson Donarumën si një ndër tre portierët më të mirë në botë “Ibrahimoviç po bën mirë në aspektin psikologjik.

Ai është një luan. Mund të jetë i gatshëm që në ndeshjen e rradhës kundër Spalit. Çalhanoglu ka cilësi shumë të mira. Mund të bëhet një lojtar klasi. Donaruma duhet ta mbajë skuadrën gjallë dhe të vëmendshme. Ai është një ndër tre portierët më të mirë në botë”, përfundoi Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat