Më në fund lajmërohet Neville: Urime, Liverpool!

Futboll

Më në fund lajmërohet Neville: Urime, Liverpool!

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 22:46
Liverpool

Gary Neville thotë se puna e Jurgen Kloppit në Liverpool ka qenë e jashtëzakonshme që prej ditës së parë dhe e ka pranuar se kishte menduar se të kuqtë nuk do të mundë ta fitonin titullit kur trajneri gjerman kishte mbërritur në Anfield.

Liverpooli u shpall kampion i Anglisë javën e kaluar, për herë të parë pas plot 30 vjetëve, dhe plot shtatë ndeshje pa përfunduar kampionati dhe për më tepër e ka mundësinë ta thyejë rekordin për më së shumti pikë të fituara brenda një sezoni në Premierligë.

Në tetor të vitit 2015, Kloppi i mori në dorë një skuadër të Liverpoolit e cila nuk arrite më shumë se mesin e tabelës, por e ka shndërruar atë në një ekip kampion Evrope dhe përfundimisht edhe kampion në Angli.

Prandaj, Neville, një legjendë e Manchester United, i ka thurur lëvdata gjermanit për arritjet që në fillim nuk dukeshin të mundshme.

“Si kanë qenë këto ditë? Jo të mirë në veçanti!” tha Neville me shaka i pyetur nga Sky Sports rreth kampionit të ri të Anglisë.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme. Dihej se do të ndodhte në dy vjetët e fundit. Sezonin e kaluar Liverpooli i trokiti në derë titullit, por Manchester City u desh ta luante futbollin më të mirë të mundshëm për ta ndalur”, shtoi ai.

“Jurgen Klopp i ka shndërruar në lojtarë 130 milionesh lojtarët që kushtojnë 30 milionë funte. Ai i ka shndërruar lojtarët 75 milionësh në lojtarë që kushtojnë 150 milionë funte”, theksoi Neville.

Neville nënvizoi: “Rekrutimi ka qenë i shkëlqyer, puna e trajnerit e shkëlqyer dhe të gjitha këto nga ai, Klopp. Kjo është një ditë që nuk më pëlqen – sepse kam parë mjaft ditë të tilla në fëmijërinë time – por duhet ta urojmë atë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat