La Liga konfirmon afatet e reja kalimtare

Futboll

La Liga konfirmon afatet e reja kalimtare

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 11:40
Foto Ilustrim

Pandemia e COVID-19 ka shkaktuar ndryshime të shumta në edhe në botën e futbollit.

Fillimisht, të gjitha ndeshjet e sportit më të popullarizuar në botë u pezulluan, për t’u rikthyer në disa kampionate, por pa prezencën e tifozëve.

Meqenëse sezoni do të përfundojë më vonë se zakonisht, është e kuptueshme që edhe datat e afateve kalimtare do të ndryshojnë.

Në këtë mënyrë, siç transmeton Goal, La Liga i ka bërë publike datat e dy afateve të ardhshme kalimtare.

Afati kalimtar veror do të nisë me 4 gusht dhe do të jetë i hapur deri më 5 tetor, kurse afati kalimtar dimëror do të nisë me 4 janar dhe do të mbyllet me 1 shkurt. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat