Chelsea nuk ndalet

Futboll

Chelsea nuk ndalet

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 14:37
Chelsea nuk ndalet

Pasi ka zyrtarizuar blerjet e Ziyech nga Ajax dhe Werner nga Leipzig, Chelsea mendon të përforcojë mbrojtjen dhe objektivi kryesor është një “ish” si Nathan Ake.

Holandezi la “Stamford Bridge” përfundimisht në vitin 2017, kur Bournemouth derdhi në arkat e Chelseat 23 milionë euro. Kur kanë kaluar 3 vite nga ajo lëvizje, rendimenti i Akes ka qenë gjithnjë e në rritje dhe tashmë “Blutë” kërkojnë ta rikthejnë me patjetër në Londër.

Mediat angleze raportojnë se në ditët në vijim pritet që drejtuesit e Chelseat të kenë një takim me ata të Bournemouth për të gjetur një marrëveshje.

Bournemouth kërkon të paktën 50 milionë sterlina, por pretendimet mund të ulen nëse në fund të sezonit ekipi bie në Championship.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat