Saka u jep fund spekulimeve, rinovon kontratën me Arsenalin

Futboll

Saka u jep fund spekulimeve, rinovon kontratën me Arsenalin

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 15:23
Bukayo Saka

Arsenali ka bërë të ditur se Bukayo Saka ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me klubin londinez, duke u dhënë kështu fund spekulimeve për një largim potencial të tij nga Emirates në fund të këtij sezoni.

Adoleshenti, që ka pjesë e akademisë së Arsenalit që nga mosha shtatëvjeçare, u ka bërë përshtypje shumë klubeve të huaja që nga debutimi i tij me kipin e parë, falë aftësive të tij veçanërisht në driblim dhe pasim.

Shumë skuadra kanë qenë duke e monitoruar situatën e tij në Arsenal që një kohë të gjatë, megjithatë tani ata do të duhet t’i lënë anash planet për transferimit e Sakas, pasi që 18-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat