Çfarë po ndpdhë me Kupa e Afrikës?

Futboll

Çfarë po ndpdhë me Kupa e Afrikës?

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 16:20
Çfarë po ndodhë me Kupa e Afrikës?

Kupa e Afrikës është shtyrë për në janar të vitit 2022 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kështu, pas Euro 2020 dhe Copa America, shtyhet edhe një tjetër kompeticion.

Komiteti ekzekutiv i konfederatës afrikane të futbollit e kishte programuar zhvillimin e Kupës së Afrikës në janar të vitit 2021, por tashmë gjithçka është spostuar me një vit.

Kompeticioni do të zhvillohet në Kamerun, teksa ende janë për t’u zhvilluar ndeshjet kualifikuese.

Kujtojmë se kampionia në fuqi e Afrikës është Algjeria, që mposhti vitin e shkuar në finale Senegalin me shifrat 1-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat