Rummenigge zbulon arsyen pse Klopp nuk është trajneri i Bayern-it

Futboll

Rummenigge zbulon arsyen pse Klopp nuk është trajneri i Bayern-it

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:33
Karl-Heinz Rummenigge

Drejtori ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se bavarezët janë interesuar për një kohë të gjatë për Jurgen Klopp, por rrethanat nuk e kanë bërë të mundur kalimin e tij te kampionët e Gjermanisë.

Klopp ka triumfuar në Premier League me Liverpool-in, ashtu siç ka bërë në Gjermani me Dortmund-in.

“Sa herë që kemi kërkuar një trajner, Klopp ka pasur një kontratë”, ka thënë Rummenigge .

“Nuk duhet të harrojmë se ne kemi pasur trajnerë shumë të mirë në vitet e fundit. Jupp Heynckes, Pep Guardiola, Louis van Gaal dhe tani Hansi Flick”.

“Nëse je në kërkim të një trajneri, duhet të gjesh edhe momentin e duhur. E kam ditur gjithmonë se Klopp ishte një nga tre ose katër trajnerët më të mirë në Europë”, ka thënë Rummenigge për Bild.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat