Manchester United tregohet i pamëshirshëm

Futboll

Manchester United tregohet i pamëshirshëm

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:42
Manchester United tregohet “i pamëshirshëm”

Lajme të këqija për Romën! Manchester United nuk ka dhënë “ok” për të shtyrë huazimin e Chris Smalling deri në fund të sezonit, pra pas 31 korrikut.

Praktikisht, mbrojtësi i qendrës nuk mund të përdoret në gusht për ndeshjen e Europa League kundër Sevilla.

Komunikata u bë zyrtare në faqen e “Djajve të Kuq” përmes një njoftimi për shtyp. United ka sqaruar në të vërtetë se si anglezi do të vazhdojë aventurën italiane sa i përket kampionatit të Serie A, deri në javën e parë të gushtit, por nuk bëhet asnjë referencë për ndonjë ndeshje që Roma do të duhet të luajë në Europa League.

Strategjia e Manchester United është e qartë: klubi anglez nuk dëshiron të zgjasë huazimin në mënyrë që të mos rrezikojë përballjen me Roma në Europa League me mbrojtësin qendror të disponueshëm.

Por, pas kësaj fshihet edhe strategjia që e klubit anglez për të shtyrë verdhekuqtë të bëjnë ofertë zyrtare për të blerë kartonin e futbollistit. Situatë e njëjtë edhe me Interin sa i përket Alexis Sanchez, të cilit gjithashtu huazimi i skadon në fund të Serie A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat