Granit Xhaka i kundërpërgjigjet talljeve të Evras

Futboll

Granit Xhaka i kundërpërgjigjet talljeve të Evras

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 18:58
Granit Xhaka i kundërpërgjigjet talljeve të Evras

Arsenali shënoi fitore me rezultatin 2:1 në fundjavë ndaj Sheffield Unitedit në udhëtim në çerekfinale të Kupës FA.

Ndërkohë, në ndeshjen e mëhershme të “topçinjve” ndaj Sheffield Unitedit në “Bramall Lane” në tetor, londinezët kishin pësuar me shifrat 1:0.

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit, Patrice Evra, kishte kritikuar dhe ishte tallur me Arsenalin pas asaj ndeshje.

“Unë dikur u thosha bebet e mia para 10 vjetësh dhe ata ende, kur i shikoj, janë bebet e mia dhe kjo është e vërteta”, ishte shprehur Evra.

“Nuk jam duke u treguar i parespektueshëm kur e po e them këtë, thjesht kjo është ndjesia që kam për këtë skuadër. Kur e shikoja Arsenalin, isha shumë i lumtur të luaja ndaj tyre sepse e dija se do të fitoja”, kishte shtuar francezi.

Ndërkohë, këtyre komenteve tash i është përgjigjur Granit Xhaka, i cili ka thënë se disa njerëz flasin shumë.

“Shumë njerëz flasin shumë. Unë kam shumë repsekt për të sepse ai ishte një lojtar i madh. Por, duhet të keni kujdes se çfarë flisni në këtë situata gjithashtu”, ka thënë Xhaka.

“Nuk është vetëm ai, janë shumë njerëz. Ata flasin shumë broçkulla për ne. Është gjithmonë e njëjta gjë”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat