Lamtumirë Barcelona?

Futboll

Lamtumirë Barcelona?

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:14
Lamtumirë Barcelona?

Antoine Griezmann është emri më i përfolur momentalisht te Barcelona. Ylli francez, u bë temë pas derbit që Barcelona zhvilloi me Atletico Madridin, ku barazuan 2:2.

Trajneri Quique Setien, edhe pse e vendosi në nxehje gjatë tërë pjesës së dytë Griezmann, vendosi për inkuadrimin e tij vetëm në minutën e 90′.


Kjo ka bërë që e ardhmja e Griezmann te Barcelona të diskutohet, me lojtarin që ka oferta nga Premier League.

Janë Manchester United dhe Manchester City që kërkojnë shërbimet e lojtarit që vetëm një vit më parë iu bashkua Barcelonës.

Pavarësisht kërkesave nga Premier League, Barcelona mban besimin te Griezmann, dhe nuk pritet largimi i tij gjatë kësaj vere.

Fundi i sezonit mund të sjellë gjithçka, duke mos u përjashtuar edhe një shkarkim i Quique Setien, me lojtarin që do të ketë interesim për të parë pasuesin e tij në bankinë te katalanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat