Refuzon Drenicën

Futboll

Refuzon Drenicën

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:37
Refuzon Drenicën

Afrim Jashari i ka thënë “jo” ofertës së Drenicës për të zëvendësuar Gani Sejdiun.

Klubi nga Skenderaj ka kontaktuar Jasharin, duke ia ofruar postin e trajnerit për gjashtë ndeshjet e mbetura në kampionat.

Megjithatë, Jashari e ka refuzuar ofertën e klubit nga “Bajram Aliu”.

Trajneri drenicas i cili aktualisht është pjesë e Vjosës, e ka konfirmuar lajmin për gazetën.

“Nuk kam pranuar të marrë drejtimin e skuadrës së Drenicës në këtë situatë”, deklaroi Jashari për Olle.

“Kam vazhduar kontratën me Vjosën dhe së shpejti filloj me stërvitje. Edhe po të dua ta ndihmoj Drenicën, në këtë situatë nuk ka hapësirë kohore për ushtrime. Kur largohet trajneri i ekipit dhe e humb ndeshjen ndaj konkurrentit direkt si vendës, atëherë duhet thjeshtë të lutemi e të varemi nga ekipet tjera”.

“Në futboll ndodhin situata të paparashikuara, por unë tani për tani nuk e shoh të arsyeshme të marrë drejtimin e klubit, sepse ata që më njohin presin rezultate nga unë, e unë tani s’mund të garantoj. Uroj që Drenica të jetë gjithmonë pjesë e Superligës”, vazhdoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat