Nuk pendohet

Futboll

Nuk pendohet

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:38
Nuk pendohet

“Nëse do të kthehesha përsëri në kohë, do të kisha shkelur përsëri Robben.” Janë këto fjalë të Felipe Melo, thënë në një intervistë për “TV Globo”, kur e pyetën nëse i vjen keq për sjelljen e tij josportive, që i kushtoi kartonin e kuq në minutën e 73-të të humbjes kundër Hollandës, e cila eliminoi edhe Brazilin nga Botërori i Afrikës së Jugut (2010). Felipe Melo kishte shënuar, 20 minuta më parë, golin e barazimit momental ndaj hollandezëve.

“Unë nuk pendohem për këtë dhe nuk kam pse t’i kërkoj falje askujt. Do ta shkelja përsëri nëse është e nevojshme, sepse ishte një moment mësimi”, – tha mesfushori, i cili, në moshën 37 vjeç, vazhdon të luajë dhe të rrëmbejë vëmendje brenda e jashtë fushës së lojës.

Pak e ka ndryshuar personalitetin e tij që nga koha në Turqi, ku, midis polemikave të tjera, sulmoi bashkëlojtarin e Galatasaray, Albert Riera, duke e dërguar në spital. Po ashtu, ai luajti me dorë me një shok tjetër skuadre në finalen e Kupës së Turqisë.

Tani është pjesë e Palmeiras, ku pati një zënkë kundërshtarin në “Copa Libertadores” kundër Peñarol. Ai u përplas me një rival dhe u përjashtua nga finalja e “Campeonato Paulista” dhe ofendoi publikisht trajnerin Cuca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat