Regjistrohet ndeshja më e gjatë në histori

Futboll

Regjistrohet ndeshja më e gjatë në histori

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:05
Regjistrohet ndeshja më e gjatë në histori

Sfida e kampionatit rus e vlefshme për javën e 25-të të kampionatit mes Rostov dhe Krasnodar ka hyrë në historinë e futbollit botëror për një fakt shumë të veçantë, minutat shtesë në fund të ndeshjes kanë zgjatur më shumë se pushimi mes dy pjesëve.

Përfshirë edhe minutat shtesë të pjesës së parë në këtë sfidë janë luajtur 111 minuta e 15 sekonda kohë efektive.

Pas vërshëllimës së trefishtë të gjyqtarit Meshkov në Rostov Arena, kronometri shënonte 109 minuta e 13 sekonda, pra më shumë se 19 minuta shtesë vetëm në pjesën e fundit.

Sa për kronikë takimi Rostov-Krasnodar u mbyll në barazim 1:1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat