Lazio ka nisur të përgatisë ndeshjen e të shtunës në “Olimpiko” kundër Milanit

Futboll

Lazio ka nisur të përgatisë ndeshjen e të shtunës në “Olimpiko” kundër Milanit

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:35
Lazio ka nisur të përgatisë ndeshjen e të shtunës në “Olimpiko” kundër Milanit

Lazio ka nisur të përgatisë ndeshjen e të shtunës në “Olimpiko” kundër Milanit, me një emergjencë totale në sulm, duke qenë se dy sulmuesit kryesorë, Imobile e Kaisedo, do të mungojnë për shkak kartonësh.

I vetmi në dispozicion për repartin e avancuar është Korrea, por ai kërkon një shpatull dhe ideja e çmendur e trajnerit Simone Inzagi është ajo e rreshtimit të Bastosit, që me “profesion” bën mbrojtësin.

Po, pikërisht kështu dhe arsyeja lidhet me cilësitë teknike që gëzon afrikani. Teknika shumë e lartë, shpejtësia dhe fiziku i bëshëm e bën Inzagin që të besojë se Bastos mund të jetë një zgjedhje e duhur, e njëjtë me çmendurinë e Zhoze Murinjos në vitin e tripletës me Interin.

I mbetur pa sulmues në sfidën me Sienën, portugezi dërgoi mbrojtësin Valter Samuel në sulm dhe rezultati ishte fantastik, gol i fitores 4-3 i shënuar pikërisht nga argjentinasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat