Man City – Liverpool, derbi për prestigj

Futboll

Man City – Liverpool, derbi për prestigj

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:04
Foto ilustrim

Përballja e sontme në mes të kampionit të ri dhe ish-kampionit anglez nuk do të ketë peshë të madhe pasi “Reds” tashmë e kanë siguruar titullin e kampionit në Premierligë

Manchester City dhe Liverpooli do të përballen sonte në derbin e javës së 32-të të Premierligës.

Kjo ndeshje do të zhvillohet vetëm sa për prestigj pasi tashmë “Reds” e kanë siguruar titullin e kampionit në Angli, shtatë xhiro pa përfunduar sezoni.

Të Kuqtë e fituan titullin pas 30 vjetësh pritjeje pasi e bënë një sezon fantastik deri tash.

Nga ana tjetër, ish-kampioni anglez e ka përforcuar pozitën e dytë dhe nuk i rrezikohet ky vend.

Ndeshja në mes të Manchester Cityt dhe Liverpoolit do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:15.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat