Skuadra e Amir Rrahmanit, Hellas Verona arriti fitore në ndeshjen e djeshme të zhvilluar kundër Parmës.
Kurse gjatë ditës së sotme futbollisti kosovar, Amir Rrahmani ka publikuar fotografi nga kjo ndeshje.
Po ashtu Rrahmani ka shkruar “Të bashkuar për Hellas Veronën”.
Rrahmani do të jetë pjesë e Veronës deri në muajin gusht të këtij viti ku pastaj do të vazhdojë karrierën te Napoli.