Sezoni nis me përballjet e balotazhit më 7 korrik

Futboll

Sezoni nis me përballjet e balotazhit më 7 korrik

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 15:44
Sezoni nis me përballjet e balotazhit më 7 korrik

Në shtëpinë e futbollit vendor, sot u hodh shorti për sfidat e balotazhit për plotësimin e Ligës së Dytë – Perëndim.

Më 7 korrik në stadiumin në Tetovë, skuadra e Fortunës do të përballet me skuadrën e Çakllanit. 3 ditë më vonë, poashtu në Tetovë, skuadra e Çakllanit sfidon skuadrën e Veleshtës, ndërsa më 13 korrik, skuadra e Veleshtës përballet me skuadrën e Fortunës.

Ndërkohë më 10 korrik në stadiumin në Shtip, do të zhvillohet sfida për plotësimin e Ligës së Dytë – Lindje, kur përballen skuadrat e Rosomanit dhe Slloga Vinicës.

Të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 17.00. Me këtë rast skuadrat pjesëmarrëse në balotazhet, duhet të respektojnë protokollet e shëndetësisë dhe garave të rekomanduara nga Federata e Futbollit të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat