Leroy Sane nënshkruan me Bayern Munich

Futboll

Leroy Sane nënshkruan me Bayern Munich

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 20:54
Leroy Sane

Leroy Sane është lojtar i Bayern Munich.

Pas shumë dramave, Leroy Sane më në fund ka nënshkruar kontratën e tij me Bayern Munich.

Lojtari kishte kryer më herët testet mjekësore me kampionët e Bundesliga, dhe pritej vetëm zyrtarizimi i transferimit.

Tashmë, anësori gjerman ka vënë firmën e tij në kontratën e Bayern, për të nisur një aventurë të re në Bundesliga.

Sane ka luajtur edhe më parë në kampionatin gjerman, para se të kalonte te Man City, kur aktivizohej me Schalke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat