Zidane dëshiron që Messi të qëndrojë me Barcelonën

Futboll

Zidane dëshiron që Messi të qëndrojë me Barcelonën

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 08:35
Messi

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, dëshiron që ylli argjentinas, Lionel Messi, të mbetet në La Liga.

Sulmuesi 33 vjeçar ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në vitin 2021, shkruan Goal.

Të enjten është raportuar se fituesi i Topit të Artë po e konsideron largimin nga klubi katalunas.

Zidane është pyetur lidhur me këto spekulime dhe ai ka thënë se dëshiron që Messi të qëndrojë me Barcelonën.

“Unë nuk me di se çfarë do të ndodhë, por ne shpresojmë që jo sepse ai është në ligë dhe ne duam më të mirën për këtë ligë”, ka thënë Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat