Mediat italiane vlerësojnë pozitivisht Gjimshitin

Futboll

Mediat italiane vlerësojnë pozitivisht Gjimshitin

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 12:17
Mediat italiane vlerësojnë pozitivisht Gjimshitin

Atalanta mposhti Napolin, mediat italiane vlerësojnë pozitivisht Gjimshitin. Ja nota për shqiptarin

Atalanta mposhti me rezultatin 2-0 Napolin ditën e djeshme, në një ndeshje ku paraqitje shumë të mirë me zikaltërit tregoi edhe mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshit.

Vlerësimi për qendërmbrojtësin e Kombëtares ka qenë pozitiv. Edhe pse përballë shpesh ka pasur një lojtar të shpejtë si Mateo Politano, futbollisti i Kombëtares ia ka dalë që të jetë i saktë me ndërhyrjet e tij duke e ndalur disa herë.

“Politano është më i shpejtë sesa ai, por ia del që ta kontrollojë së bashku me ndihmën e të gjithë mbrojtjes. Sa i përket lojës në ajër, nuk ka asnjë problem”, ka qenë shpjegimi i paraqitjes së shqiptarit të vlerësuar me një notë pozitive, 6,5.

Gjimshiti është shndërruar tashmë në një nga shtyllat e mbrojtjes për skuadrën bergamaske, gjë e cila e ndihmon atë që të jetë në formë të mirë në vazhdimësi dhe të mund të shndërrohet gjithashtu në pikë referimi edhe për prapavijën e Kombëtares.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat