Barcelona e mallkuar

Futboll

Barcelona e mallkuar

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:17
Barcelona e mallkuar

Samuel Umtiti përfundon përsëri në “infermieri”. Mbrojtësi francez i Barcelonës ndalet ​​këtë herë për shkak të sikletit në gjurin e majtë. Ai nuk do të jetë në dispozicion të Quique Setién për ndeshjen e fundjavës kundër Villarreal, në “Estadio de la Cerámica”. Ky ishte lajmi i radhës negativ në kampin katalanas. Shërbimet mjekësore të klubit, si zakonisht, publikuan një deklaratë të shkurtër, në të cilën konfirmuan dëmtimin e futbollistit: “Umtiti ka siklet në gjurin e majtë dhe do të ndjekë një trajtim konservator. Ai është i padisponueshëm për momentin. Evolucioni i dëmtimit dhe riaftësimi do të shihen ditë pas dite”.

Barçën e pret një kalendar intensiv në dy javët e gjysmë në vijim, pasi 18-19 korriku do të përfundojë kampionatin spanjoll. Në këto ditë, skuadra Blaugrana dhe të tjerat e La Liga-s do të luajnë pesë ndeshjet e mbetura të kampionatit. 

Samuel Umtiti ka pasur probleme fizike të shumta, jo në sezonet e fundit, por konkretisht në këtë actual. Konkretisht, një dëmtim në këmbë dhe probleme të tjera të gjurit e kanë mbajtur jashtë për 10 ndeshje, përveç faktit se ka qenë zëvendësues në po aq sfida, teksa vinte nga një proces riaftësimi.

Ai nuk ishte në nivelin e bashkatdhetarit Clément Lenglet, i cili ia zuri vendin në mbrojtje si titullar. Konkretisht, në sezonin 2019-2020, ai ka luajtur 1.316 minuta, të shpërndara në 18 ndeshje. Mbrojtësi francez do të jetë në listën e transferimeve të Barçës dhe disa ekipe të Premier League interesohen për situatën e tij.

Megjithatë, asgjë nuk është e përfunduar në lidhje me të ardhmen e Umtiti, që ka kontratë me katalanasit deri në qershor 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat