Klopp mbron ekipin pas humbjes dërrmuese: Nëse ka një ekip që mund t ‘na thyej është City

Futboll

Klopp mbron ekipin pas humbjes dërrmuese: Nëse ka një ekip që mund t ‘na thyej është City

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Jurgen Klopp jo pak i irrituar me pyetjet e gazetarëve mbrojti lojtarët e tij kur tha se përkushtimi ishte në nivelin e duhur, por ishte edhe meritë e kundërshtarit që i dërrmuan me rezultat 4:0 mbrëmë.

Gazetarët në konferencën pas ndeshjes e kishin qasjen se ën pas ndeshjes e kishin qasjen se lojtarët nuk ishin të përqendruar në ndeshje pas fitores së titullit, por kjo nuk i pëlqeu trajnerit gjerman të ‘The Reds’.

“Nëse ka një ekip në botë që mund të na dërrmoj kështu, me shumë gjasë është City – por ne do të kthehemi” tha ai.

Klopp si gjithmonë nuk kurseu lëvdatat për kundërshtarët nga Manchester City dhe trajnerin e tyre Guardiola me të cilët rivaliteti këto dy sezone ishte i zjarrtë.

“City janë të hatashëm, i kam parë ndeshjet e tyre- ata nuk kanë pasur asnjë ndeshje t¡ keqe gjatë gjithë sezonit. Edhe kur u mposhtën ata përsëri luanin futboll shumë të mirë.”

As Guardiola nuk ishte i bindur se lojtarët e Liverpool nuk ishin të gatshëm për ndeshje, ndoshta javën e kaluar kishin “pirë shumë birra, por jo sonte”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat