Superiorja ndihmë 300 mijë euro, e Para si e “njerkës” për FSHF-në

Futboll

Superiorja ndihmë 300 mijë euro, e Para si e “njerkës” për FSHF-në

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 13:37
Superiorja ndihmë 300 mijë euro, e Para si e “njerkës” për FSHF-në

Në Shqipëri, prej disa sezonesh politika e FSHF-së ka qenë që të ketë një kampionat me dhjetë skuadra në elitë. Kjo, shpesh me arsyetimin për të pasur një elitë cilësore dhe për të shmangur sa më shumë paracaktimin e rezultateve. Për këtë kampionat dhe këtë produkt, e drejta televizive është shitur rreth 300 mijë euro dhe si ndihmë për 10 ekipet elitare në vend, FSHF akordon një shifër të ngjashme prej 300 mijë eurosh.

Që të kuptohemi, deri në këtë pikë nuk ka absolutisht asgjë për të ngritur dyshime, aludime apo kritika. Mirëpo, duhet theksuar se akordimi i FSHF-së bëhet nga një buxhet i përbashkët për të gjithë futbollin shqiptar. PO, PO! Nga buxheti i të gjithëve.

Po me Kategorinë e Parë çfarë ndodh? Deri më tani, institucioni i futbollit në vend nuk akordon asnjë grimcë parash për kategoritë inferiore. Nëse për dhjetë skuadrat elitare, ka një ndihmesë të konsiderueshme, duke shtuar nga buxhetet e futbollit në vend shifrën e barabartë sa shitet sot e drejta televizive, për Kategorinë e Parë nuk akordohet asnjë ndihmesë. A është e drejtë kjo? Pse vallë, a nuk meritojnë edhe ekipet e tjera, teorikisht që janë çdo sezon 20 kandidatet për t’u ngjitur në Superiore sezonin pasardhës, që të kenë një ndihmë nga buxheti i përbashkët i futbollit?

Qartësisht duket që në FSHF klubet e futbollit trajtohen në mënyrë preferenciale dhe për fat të keq, nëse i përmbahemi një shprehjeje popullore, ekipet e të Parës shihen si “të njerkës”. Nëse ndokush nis të mendojë se skuadrat e Kategorisë së Parë janë “engjëjt” e futbollit, kjo sigurisht që ha diskutim pasi edhe vetë drejtuesit e këtyre klubeve duhet të mbrojnë vetë investimet që bëjnë, të respektojnë rregulloret gjatë vitit, të rrisin me sa munden cilësinë që në finale edhe për këtë kategori të ketë një të drejtë televizive që përkthehet në të ardhura për 20 klubet. Por fakt është, që buxheti i përbashkët i futbollit duhet të ndihmojë edhe 20 klubet kandidate potenciale për t’u ngjitur në Kategorinë Superiore...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat