Mauricio Pochettino mund të përfundoj në një klub që s’i kishte shkuar mendja

Futboll

Mauricio Pochettino mund të përfundoj në një klub që s’i kishte shkuar mendja

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:36
Bruno Lage

Trajneri i Benfikës, Bruno Lage e ka hedhur peshqirin pas humbjes së fundit 0-2 në Maritimo Funchal. Menjëherë pas lojës, ai dha dorëheqje nga kampionët e Portugalisë.

Sipas gazetës portugeze “Record”, Benfika tashmë kishte kontaktuar agjentin e ish-trajneritt të Tottenhamit, Mauricio Pochettino.

Një lajm jo pak befasues ky, duke qenë se Pochon mediat e lidhnin me marrjen e drejtimit të ndonjë prej top klubeve botërore.

Benfika nuk ka qenë në gjendje të bindë që nga rifillimi në Portugali. Me vetëm një fitore nga pesë ndeshje, ata tani janë gjashtë pikë larg literit Porto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat