Shpërthen presidenti i Hoffenheimit

Futboll

Shpërthen presidenti i Hoffenheimit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:38
Shpërthen presidenti i Hoffenheimit

Për shumë tifozë, ai është fytyra për komercializimin në futbollin gjerman: Dietmar Hopp (80 vjeç). Tifogrupet e disa klubeve gjermane  përçmuan dhe fyen presidentin e Hoffenheim për vite të tëra dhe madje e rritën dozën edhe përpara koronavirusit, ku kulmi arriti kur Bayern ndërpreu ndeshjen…

Hopp ende nuk e kupton dhe ndjen dhimbje: “Ende është një histori që më lëndon sepse është e padrejtë dhe sepse ende nuk mund ta imagjinoj se si mund të ndërtosh diçka të tillë,” tha Hopp në “Sport1 “.

Bashkëthemeluesi i kompanisë informatike SAP vazhdon: “Të shohim Borussia Dortmund që tani është tregti e pastër. Ose, le ta shohim Berlinin, ka shumë miliona në qarkullim. Jam i lumtur për zhvillimin te Hertha, por nuk e kuptoj që jam sulmuar edhe nga fansat e saj, kur po ndodh e njëjta gjë”.

Mbi të gjitha, ultrasit Dortmund e kanë sulmuar dhe shigjetuar ashpër, si në “Signal Iduna Park”, ashtu edhe në stadiumin e Hoffenheim.

Tani kur u luajt pa tifozë, Hopp ishte logjikisht i qetë dhe nuk duhej të duronte asnjë armiqësi. Sidoqoftë, ai dëshiron përsëri tifozët në stadium. “Gjithmonë janë vetëm disa njerëz që më fyejnë, gjë që nuk është aq e rëndësishme. Do të ishte më e rëndësishme që përfundimisht të kthehet normaliteti në futboll".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat