Messi konsideron largimin nga Barcelona

Futboll

Messi konsideron largimin nga Barcelona

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 14:53
Messi

Lionel Messi është duke e menduar seriozisht mundësinë e largimit nga Barcelona, teksa negociatat për ripërtërirje të kontratës kanë ngecur, raporton Cadena SER.

Në këtë raport pohohet që mungesa e një projekti nga ana e klubit si dhe marrëveshjet e dështuara ta transferimeve në këto vitet e fundit mund të çojnë në largimin e tij.

Viteve të fundit nuk kanë qenë të rralla spekulimet për ikjen e argjentinasit nga “Camp Nou”, mirëpo duket se kësaj radhe kjo mund të ndodhë marrë paraysh edhe moshën e 33 vjeçit, i cili do më shumë suksese në perëndim të karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat