Harrojnë rivalitetin, ylli i Napolit drejt transferimit te Juventus

Futboll

Harrojnë rivalitetin, ylli i Napolit drejt transferimit te Juventus

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:05
Juventus

Juventus synon sjelljen e një sulmuesi gjatë afatit kalimtar të verës.

Romeo Agresti, gazetar i njohur dhe afërt me Juventusin, ka konfirmuar se Juventus kanë hyrë në garë për sulmuesin polak, Arkadiusz Milik.

Milik do të jetë një emër i nxehtë këtë verë, pasi shërbimet e tij po i kërkon edhe Atletico Madrid dhe Tottenham.

26 vjeçari është pjesë e Napolit që nga viti 2016, kur ishte transferuar nga Ajax.

Te Juventus, Milik do të pasonte Gonzalo Higuain, që do të largohet në fund të këtij sezoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat