Milik i thotë "po" Juventusit

Futboll

Milik i thotë "po" Juventusit

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 15:22
Milik i thotë "po" Juventusit

Ka disa javë që flitet për një largim të mundshëm të Arkadiusz Milik nga Napoli. Polaku nuk është më i lumtur te napoletanët dhe nën drejtimin e Gennaro Gattusos ai e humbi vendin e titullarit. Sipas raportimit të gazetarit italian, Romeo Agresti, sulmuesi ka dhënë dritën jeshile për transferimin në radhët e Juventusit.

Nga ana tjetër bardhezinjtë janë në merkato për një sulmues qendre dhe në listën e dëshirave janë Milik dhe Mauro Icardi i PSG-së. Si pjesë të marëveshjes për transferimin e Milik në Torino, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë vendosur dhe portierin Romero.

Ky i fundit është refuzuar menjëherë nga Napoli dhe bisedimet mes palëve vazhdojnë.

Sipas Agrestit, Gattuso kërkon njërin mes Luca Pellegrinit dhe Federico Bernardeschit. Ende nuk ka asgjë zyrtare, por më shumë pritet të mësojmë në ditët në vijim, kur mund të kemi një ofertë zyrtare nga ana e Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat