Skenari i çmendur për Griezmann

Futboll

Skenari i çmendur për Griezmann

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:12
Skenari i çmendur për Griezmann

Griezmann po kalon momentin e tij më të keq te Barcelona, që nga shkuarja në “Camp Nou”, verën e kaluar. Tashmë kanë nisur të përhapen edhe thashetheme mediatike për largimin e tij të mundshëm. Sipas RAI, është skuadra katalanase, ajo që e ka nxjerrë francezin në treg, duke ia ofruar Juventusit. Gazetari Paolo Paganini shkruan se bisedimet mes klubeve tashmë janë duke u zhvilluar dhe Barcelona është e gatshme ta transferojë Griezmann në Torino në këmbim të parave dhe marrjes së dy lojtarëve bardhezinj në “Camp Nou”; Douglas Costa dhe Rabiot.

Sipas RAI, marrëdhëniet e mira midis dy klubeve janë forcuar pas marrëveshjes së shkëmbimit Pjanic-Arthur, çka sugjeron se transferimi i Griezmann te kampionët italianë është i mundur. Kampioni i botës më 2018 u turpërua keq nga trajneri Setien në ndeshjen e fundit, sepse e aktivizoi në minutën e 90-të të barazimit ndaj Atlético Madrid.

Ky ishte kulmi, sepse roli i tij ka qenë gjithnjë e më i parëndësishëm në planet e Setién. Po ashtu, raporti i ftohtë me Messin na bën të mendojmë për largimin e francezit, nëse roli i tij në ekipin katalanas nuk ndryshon nga këtu deri në fund të sezonit.

Ndërkohë, në Torino luten për këtë mundësi, duke ëndërruar një sulm me Griezmann dhe Cristiano Ronaldo, që mund të shkatërrojë Italinë dhe Europën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat