Zidane: Messi? Nuk pres që ta bëjë një gjë të tillë

Futboll

Zidane: Messi? Nuk pres që ta bëjë një gjë të tillë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 16:21
Zidane: Messi? Nuk pres që ta bëjë një gjë të tillë

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka dhënë mendimin e tij në  lidhje me mosmarrëveshjet mes Leo Messi-t te Barcelona.

Sipas shtypit spanjoll, argjentinasi ka informuar presidentin e katalanasve Bartomeu se ai nuk do të vazhdojë negociatat për rinovimin.

Leo do të respektojë kontratën aktuale që skadon qershorin e ardhshëm dhe është i gatshëm të larghet verën e ardhshme.

Zidane është pyetur në lidhje me situatën e Messi-t  ka thënë:

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk presim që Messi të largohet, sepse ne duam më të mirë në La Liga”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat