Koc: Personalisht nuk dua ta shes Vedat Muriqin

Futboll

Koc: Personalisht nuk dua ta shes Vedat Muriqin

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:03
Koc: Personalisht nuk dua ta shes Vedat Muriqin

Presidenti i Fenerbahçes, Ali Koc, ka folur në lidhje me të ardhmen e ekipit të tij duke prekur dhe sulmuesin Vedat Muriqi. Ai e ka pranuar se nuk do ta shesë, por në rast se ka një ofertë të mirë do ta pranojë.

“Personalisht nuk dua ta shes Vedat Muriqin, por ka disa njerëz që janë të interesuar.

Nëse marrim një ofertë mirë, ne duhet ta pranojmë.

“Të gjithë lojtarët që kemi firmosur janë investime të rëndësishme dhe kanë vlerë. Muriqi dhe Gustavo janë të dy lojtarë të mirë dhe karaktere fantastike. Ata japin gjithçka për klubin. Besoj se do të jenë tifozë të Fenerit edhe për 40 vite”, – tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat