S’ka bonuse për lojtarët e Realit këtë sezon

Futboll

S’ka bonuse për lojtarët e Realit këtë sezon

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 17:34
Real Madrid

Lojtarët dhe stafi i Real Madridit nuk do të marrin asnjë shpërblim në rast të fitimit të LaLiga Santander ose Ligës së Kampionëve.

Pas shpërthimit të koronavirusit, ata ranë dakord për uljen e pagave prej 10 përqind, si dhe heqjen e çdo shpërblimi që korrespondon me suksesin në La Liga ose Champions League.

Disa klube të LaLiga Santander zbatuan ulje të përkohshme të pagave për punonjësit e tyre përmes një ERTE, ndërsa Los Blancos ranë dakord për uljen e pagave përmes negociatave me lojtarët dhe drejtorët.

10 përqind për të cilën ishte rënë dakord do të kishte shkuar deri në 20 përqind nëse sezoni ishte anuluar, por nuk është tani kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat