Sarri flet para derbit me Torinon

Futboll

Sarri flet para derbit me Torinon

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:04
Sarri flet para derbit me Torinon

Mauricio Sarri zbulon se Xhorxho Kelini nuk është gati të luajë dhe do mungojë në derbin kundër Torinos. Bardhezinjtë kanë impresionuar pas dështimit në Kupën e Italisë, ku kanë fituar tre ndeshje rradhazi dhe kanë pësuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e fundit.

Por trajneri italian kërkon ta shikojë skuadrën e tij të dominojë. “Duke u nisur nga fakti që është derbi, rivali do jëtë shumë i motivuar dhe do jetë e rëndësishmë për ta që të marrin një rezultat pozitiv. Ne duhet të përmirësohemi, pasi ndaj Xhenoas vendosën golat individual”.

Sarri lajmëroi mungesën e madhe në derbi, atë të mbrojtësit Kelini. “Për momentin Kelini po stërvitet individualisht. Mendoj se do jetë gati së shpejti, ndoshta pas kësaj ndeshjeje”. Trajneri i Juventusit iu shmang pyetjes për ndeshjen direkte ndaj Lacios: “Duhet ti marrim ndeshjet me rradhë, sepse ka një nivel vështirësie çdo herë të ndryshëm”

Sarri mund të aktivizojë Bernardeskin, ndërsa foli me superlativa edhe për Kostën. “Bernardeski është në një moment që po bën mirë. Mendoj se do jetë në derbi. Kosta është një lojtar që ndryshon rrjedhën e lojës, prandaj mund të futet në pjesën e dytë”, përfundoi konferencën për shtyp Mauricio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat