Keane: Klopp nuk u mërzit me pyetjet që i bënë gazetarët

Futboll

Keane: Klopp nuk u mërzit me pyetjet që i bënë gazetarët

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:15
Keane: Klopp nuk u mërzit me pyetjet që i bënë gazetarët

Fitorja e djeshme e Manchester Cityt ndaj Liverpoolit (4:0) vazhdon të mbetet temë aktuale.

Kjo ishte një humbje turpëruese për kampionët e rinj të Anglisë dhe për këtë arsye trajneri i “Të Kuqve”, Jurgen Klopp ishte i mërzitur.

Ish lojtari i Manchester United, Roy Keane, ngriti në piedestal figurën e Kloppit. Në kanalin anglez “Football Daily“, Keane analizoi konferencën për shtyp të trajnerit të Liverpoolit, i cili, megjithatë, nuk duhet të mërzitet shumë për këtë disfatë pasi ka fituar kampionatin.

“Ai nuk u mërzit me pyetjet që i bënë gazetarët. Absolutisht! Ai ishte tejet i acaruar me skuadrën e tij, që pësuan këtë humbje turpëruese. Kur fiton kampionatin para kohe ti shkon 1 ose 2 javë në klube nate, por përsëri të duhet të kthehesh tek futbolli”.

“Asnjë trajner nuk do që skuadra e tij të humbë 4:0, sidomos kur ka mjaft raste shënimi. Për mënyrën sesa seriozisht e merr situatën Klopp është një sinjal kryesor pse Liverpooli do të jetë kampionë dhe për shumë vite të tjera”, u shpreh Roy Keane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat