Janë afër fitimit të La Ligas

Futboll

Janë afër fitimit të La Ligas

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 18:32
Janë afër fitimit të La Ligas

Lojtarët e Real Madridit dhe stafi drejtues nuk do marrin asnjë bonus në rast fitimi të La Ligas apo Ligës së Kampionëve. Pas krizës që la Coronavirusi, futbollistët ranë dakrod për një ulje të pagës deri në masën 10%.

Pavarësisht kësaj lojtarët e Real Madridit nuk do marrin bonuse në rast fitimi të La Ligas apo Ligës së Kampionëve, siç ndodhi në sezonin 2016-2017 ku morën rreth 1 milion euro bonuse.

Lojtarët e Real Madridit u përfaqësuan nga kapiteni Ramos dhe pranuan këtë vendim të bordit drejtues.

Real Madrid është pranë fitimit të La Ligas pasi janë shkëputur 4 pikë mbi Barcelonën e vendit të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat