Ejupi: Nëse tifozët do të ishin të disiplinuar...

Futboll

Ejupi: Nëse tifozët do të ishin të disiplinuar...

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 19:19
Ejupi: Nëse tifozët do të ishin të disiplinuar...

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ishte i ftuar në “Radio Prishtina”. I pari i klubit kryeqytetas si fillim foli për ndalimin e tifozëve në stadiumet kosovare.

Ditët e fundit është komentuar shumë në medie mungesa e tifozëve në stadiumet e Kosovës.

Si fillim u paralajmërua se nga 29 qershori do të lejohen tifozët në stadiume, por më pas një vendim i ri i Qeverisë së Kosovës bëri që të mos ndodhë një gjë e tillë.

“Futbolli luhet për tifozë dhe ky sport nuk ka kuptim pa tifozë. Besoj se me kohë çdo gjë do të ndryshojë dhe të rikthehen tifozët. Industria e futbollit është e madhe dhe tifozët janë pjesë e rëndësishme. Te ne nuk ka pasur shumë tifozë, por shpresoj shumë se do t’i rikthehemi normalitetit”, ka thënë Remzi Ejupi.

“Nëse tifozët do të ishin të disiplinuar në stadiumin e Prishtinës nuk do të kishte problem që të vijnë tifozët. Mirëpo, ne e respektojmë çdo vendim të Qeverisë së Kosovës”, shtoi Ejupi.

Prishtina edhe në këtë edicion po e synon titullin kampion në Kosovë. Pas xhiros së 27-të ky ekip ndodhet në pozitën e dytë me 54 pikë, katër më pak se lideri Drita.

Prishtina është kualifikuar edhe në finale të Digitalb Kupës së Kosovës, ku do të përballet me Ballkanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat