Messi mund të ribashkohet me Guardiolan, ose të luajë me Ronaldon

Futboll

Messi mund të ribashkohet me Guardiolan, ose të luajë me Ronaldon

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 23:25
Lionel Messi

Rivaldo ka dhënë disa versione mbi atë se çfarë mund të ndodh nëse Lionel Messi vërtetë largohet nga Barcelona.

Sot, gjatë gjithë ditës është raportuar për një largim të mundshëm të Lionel Messi nga Barcelona.

Gjithçka lidhet me dështimin e klubit në aspektin e politikave të brendshme, përfshirë transferimet e konsideruara si dështime.

Gjithsesi, këtë situatë e ka komentuar edhe Rivaldo, i cili ka dhënë dy nga versionet më të mira të mundshme për Messin, nëse ai largohet nga ‘Camp Nou’.

“Nëse ai po konsideron largimin nga klubi, atëherë diçka nuk duket të jetë mirë te Barcelona. Kur kontrata e Messi të skadojë, ai do të jetë 34 vjeç, por klasi i tij më bën të mendoj se ai mund të luajë në Premierligë”, ka thënë Rivaldo.

“Ai mund të dojë të ribashkohet me Guardiolan, pasi ata kishin një partneritet të shkëlqyer te Barca. Me gjithë këto spekulime, besoj se disa agjentë janë duke ëndërruar për një dyshe Messi-Ronaldo te Juventus”, shtoi braziliani.

Të dy nga këto opsione mund t’i sjellin Leo Messit shumë trofe të tjerë në kabinetin e tij, ndoshta edhe trofe individual.

Mbetet të shihet nëse Leo do të lë vërtetë Barcën, pasi nuk është hera e parë që nisin spekulimet për largimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat