Juventus, partneri i CR7 në sulm vjen nga Madridi

Futboll

Juventus, partneri i CR7 në sulm vjen nga Madridi

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 09:33
CR7

Juventus është një nga skuadrat e pakta europiane që ka realizuar goditjen e parë në merkato. Klubi bardhezi është përshëndetur me Pjanic dhe i ka hapur derën Arthur, por për të krijuar një skuadër kompetitive duhet përforcuar edhe reparti i sulmit.

Sipas Don Balon, Juventus duket se është vënë në kërkim të partnerit të CR7 në sulm. Portugezit i duhet një shok reparti që të lehtësojë depërtimet e tij dhe ato të Dybala.

Në kohën e Real Madrid, Ronaldo mund të mbështetej te klasi i madh i Benzema, por nuk do të jetë francezi që do të transferohet në Torino. Drejtuesit bardhezinj, në fakt, duket se kanë vënë në shënjestër Luka Jovic.

Serbi 22-vjeçar është transferuar në Madrid për 60 milionë euro, por nuk ka bindur në Bernabeu. Partici do të donte ta huazonte me detyrimin e blerjes.

Gjithçka do të varet nga çmimi që do të vendosin Los Blancos, por  Don Balon ka folur për një shifër të përafërt me 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat