Rummenigge flet për kalimin e mundshëm të Thiagos në Liverpool

Futboll

Rummenigge flet për kalimin e mundshëm të Thiagos në Liverpool

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:06
Thiago Alcantara

Ditëve të fundit është folur shumë për një kalim të mundshëm të yllit spanjoll të Bayern Munchenit, Thiago Alcantaras në Liverpool.

Për këtë ka folur edhe presidenti i klubit gjerman, duke u shprehur se ende nuk ka një ofertë por se Thiago po mendon largimin nga klubi.

“Thiago? Një djalë i mrekullueshëm brenda dhe jashtë fushe. Kemi pasur negociata serioze dhe i kemi plotësuar të gjitha dëshirat që kishte”.

“Por duket se në vitet e fundit të karrierës ai do të provojë diçka të re. Shitje në verë? Ne nuk duam të humbim një lojtar falas verën tjetër, këtë e them qartë.”

“Ende nuk kemi pranuar ndonjë ofertë nga Liverpool apo ndonjë klub tjetër”- u shpreh ai.

Kujtojmë që Thiago është riaftësuar nga dëmtimi që pësoi disa javë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat