Messi dhe Ronaldo i kanë dhënë jetë në 13 vitet e fundit...

Futboll

Messi dhe Ronaldo i kanë dhënë jetë në 13 vitet e fundit...

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 11:59
Messi dhe Ronaldo i kanë dhënë jetë në 13 vitet e fundit

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo i kanë dhënë jetë në 13 vitet e fundit një prej rivaliteteve më të mëdha të botës së futbollit.

Stili i tyre i ndryshëm i lojës ka përçarë tifozët, por ajo që bën më shumë përshtypje është dëshira e tyre për të qëndruar akoma në majat e futbollit botëror.

Përveç sfidës për Topin e Artë, ata të dy janë në garë edhe në një renditje të veçantë të bërë nga Forbes.

Revista amerikane, në fakt, ka zbuluar top 20 e sportistëve që kanë fituar më shumë në 5 vitet e fundit. Në majë janë gjithmonë ata, Messi dhe CR7.

Argjentinasi kryeson me 503.4 milionë dollarë të fituar nga 2016 deri më sot. 400 mijë dollarë më shumë se portugezi, i cili renditet i dyti. Futbollisti tjetër në renditje është Neymar me 365 milionë dollarë.

Përveç tyre janë edhe Roger Federer, Lebron James, Steph Curry dhe Tiger Woods.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat