Kompanitë e basteve fshijnë kampionatin shqiptar, ja arsyeja

Futboll

Kompanitë e basteve fshijnë kampionatin shqiptar, ja arsyeja

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:21
Kompanitë e basteve fshijnë kampionatin shqiptar, ja arsyeja

Asnjë ndeshje shqiptare nuk do të mund të kuotohet më në kompanitë e huaja të basteve, nga ato më prestigjozet te ato më të voglat sa i përket Europës (dyshohet që e njëjta gjë po ndodh edhe në tregun aziatik)…

Vendimi zyrtar ka ardhur menjëherë pas Bylis-Tirana, duke qenë se në këtë ndeshje janë vendosur shuma të mëdha parash si përpara, ashtu edhe gjatë ndeshjes.

Madje, menjëherë Betradar është njoftuar nga kompanitë e huaja, gjysma e të cilave janë detyruar të bllokojnë ndeshjen pasi kanë nuhatur fluks të jashtëzakonshëm parash në kuotën 1 (fitore e Bylis) menjëherë sapo Tirana ka shënuar golin e parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat