Interi e largoi pasi arriti dy herë Champions, Spalletti: Isha me fat që i drejtova!

Futboll

Interi e largoi pasi arriti dy herë Champions, Spalletti: Isha me fat që i drejtova!

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:29
Luciano Spalletti

Aktualisht pa punë por i paguar nga Interi! Aventura e tij e re ende duhet të presë edhe pse për sezonin e ri në Serie A mund të jetë momenti i rikthimit.

Po flasim për Luciano Spalletti, që ka dhënë intervistë të gjatë për kanalet zyrtare të Serie A. Ish-trajneri i Romës dhe Interi komentoi:

“Futbolli është zemra e botës dhe rreh në të njëjtën mënyrë kudo dhe ata që duan kurrë të mos luajnë jashtë, luajnë gjithmonë në shtëpi.

“Ky instalim lindi nga pasionet që gjeta në jetë. Ka më shumë gjëra brenda. Futbolli me të cilin kam konsumuar kilometra e kilometra rrugë”.

“Të gjitha ndjesitë më të bukura i kam provuiar. Ka fshat dhe natyrë sepse familja ime ka jetuar gjithmonë në fshat. Në Milano kam qenë në gjendje të provoj emocionet brenda atij stadiumi që është “Scala del Calcio”. Po flasim për një nga stadiumet më të bukura në Itali. Pata fatin të drejtoj Interin”.

“Mendimi se futbolli shpesh gjendet në ëndrrat e fëmijëve dhe ëndrrat vijnë nga qielli, prandaj shkallët që ngjit janë për të simbolizuar faktin që duhet të shkosh në majë për të përmbushur këto ëndrra”.

“Ky është një zanat që më pëlqen të jetoj dhe bëj sepse më kujton çdo nat pagjumësie për të kënaqur ata tifozë që jetojnë për këtë top çdo ditë”.

“Filozofia ime si Paulo Fonseca? Për mua ka qenë gjithmonë një qëllim të luaj një futboll sulmues, një futboll në të cilin shënon gola, të shkosh në sulm dhe të sfidosh kundërshtarin tënd. Fonseca solli këtë futboll sulmues, ai dëshiron të luajë futboll ofensiv dhe ka një kuptim të qartë të planit që dëshiron të kryejë”.

“Gjithashtu u përshtat mirë me kampionatin tonë dhe diçka e ndryshoi atë. Nëse e vendosin në kushtet të shprehet, do ta vlerësojnë në të ardhmen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat