Perez “shenjtëron” kapitenin Ramos

Futboll

Perez “shenjtëron” kapitenin Ramos

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:33
Perez “shenjtëron” kapitenin Ramos

Ai është kapiteni, lideri, pika e referimit te Real Madridi. Trajneri Zidane nuk rresht së thëni këtë. Mbrëmë shënoi golin vendimtar të fitores së vuajtur ndaj Getafe, por mjaftueshëm për ta “përkëdhelur” titullin.

Sergio Ramos nuk mund ta festonte më mirë ndeshjen e tij të 450-të me Real Madridin, në La Liga. Qendërmbrojtësi shënoi penalltinë e 19-të radhazi dhe tashmë ka 9 gola në La Liga, për këtë sezon.

Në përfundim të ndeshjes së të enjtes, kapiteni mori një “dhuratë” të veçantë nga duart e presidentit Florentino Pérez, fanellën përkujtimore me emrin e tij dhe numrin 450 mbas.

Ai është lojtari i pestë në historinë e Real Madridit, me më shumë ndeshje në garën e brendshme (kampionatin spanjoll), pas Raúl (550), Sanchís (523), Casillas (510) dhe Santillana (461).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat